Tifozët e Barcelonës po planifikojnë thirrjen e emrit të Lionel Messit në El Clasico në vazhdën e raportimeve se ylli argjentinas mund të kthehet sërish në Kataluni.
Argjentinasi është lidhur me një rikthim në Camp Nou mes pasigurisë që rrethon të ardhmen e tij në Paris Saint-Germain, me klubin katalunas që pranoi publikisht se ata po diskutojnë një nënshkrim të mundshëm pa pagesë. Është një lajm që ka ngjallur emocione te tifozët e Barcelonës, dhe sipas Mundo Deportivo, tifozët e Barcelonës do ta thërrasin zëshëm ish-numrin 10-të të tyre.
Emri i Messit u brohorit në stadiumin e famshëm më 26 mars përpara finales së Ligës së Mbretërve të sponsorizuar nga Gerard Pique. Një numër ish-lojtarësh dhe aktualë të Barcelonës e kanë inkurajuar argjentinasin të kthehet në Barcelonë për kontratën e fundit të madhe të karrierës së tij.
PSG po përpiqet të mbajë Messin dhe i ka paraqitur atij një zgjatje të kontratës. Megjithatë, marrëveshja verbale e arritur katër muaj më parë nga dy palët është anuluar. Ai gjithashtu ka një ofertë të madhe nga klubi i Ligës Pro Saudite Al-Hilal në tavolinë.
Dalja e Olta Gixharit në BBVA e planifikuar? Motra e aktores tregon arsyen e vërtetë
![Lionel Messi PSG Lyon 2022-23](https://assets.goal.com/v3/assets/bltcc7a7ffd2fbf71f5/bltb06865ac7bd3e153/642a87200d82125e252d1f6c/GettyImages-1250631724.jpg?format=jpg)
Barcelona do të përballet me Real Madridin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit të mërkurën mbrëma. Katalunasit kanë një epërsi të përgjithshme 1:0, pas ndeshjes së parë të zhvilluar në Camp Nou.