Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka numëruar tri arsye pse kjo parti e ka propozuar 26 janarin si datë të zgjedhjeve në takimin e partive politike me presidenten Osmani, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, vendit i duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë, të cilat ai i ka ndarë në tri grupime – dështimet në marrëdhëniet ndërkombëtare, ato ekonomike dhe kapja e institucioneve të vendit.
“Ju kam ftuar këtu për tri grupime të dështimeve të Qeverisë së vendit, të cilat janë edhe arsyeja pse AAK e ka propozuar 26 janarin si datë të zgjedhjeve”.
“Së pari, dështimet në marrëdhëniet e jashtme, me aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, BE dhe ShBA. Grupimi i dytë i dështimeve janë në kapjen e institucioneve të pavarura. Nuk ka mbetur asnjë institucion që nuk i është armiqësuar kjo qeveri. Grupimi i tretë ka të bëjë me dështimet ekonomike, mos-investimi dhe mos-rritja e pagave e deri te paaftësia për të ndaluar rritjen enorme të çmimeve”.
“Këto janë arsyet kryesore edhe pse në takimin e djeshëm e propozuam 26 janarin si datë të zgjedhjeve, në mënyrë që Kosovës t’ia shkurtojmë për disa javë këtë gjendje dëshpëruese”, ka thënë Haradinaj.



Të tjera
Aktuale
Plagoset një 44 vjeçar në Skenderaj
Një person 44 vjeç ka mbetur
Aktuale
“A iu ofroi Kurti të merrni postin e Ministres së Arsimit”?, Osmani: Janë diskutuar këto gjëra…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka
Aktuale
Pezullohet Dekreti për shpërndarjen e kuvendit, Qeveria: Presim që vendimi përfundimtar të sjellë qartësi
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur