Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës tregoi se në vitin që lamë pas kanë thyer rekordin e udhëtarëve. Aeroporti në një njoftim në Facebook, tha se për përgjatë vitit 2022, aeroporti ka procesuar rreth 3 milionë udhëtarë dhe 21,842 fluturime brenda një viti.
Duke krahasur me atë paraprak, viti 2022, ka 37,31 për qind më shumë udhëtarë, duke shënuar rritje 21,28 për qind.
Shokuese: Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
Në fund të njoftimit përmenden dhe 5 destinacionet më të frekunetuara nga kosovarët që udhëtojnë më shumë siç janë: Zvicra, Gjermania, Turqia, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar
“Përgjatë vitit 2022, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka shërbyer numrin më të madh të udhëtarëve ndonjëherë, duke procesuar rreth 3 milionë udhëtarë dhe 21,842 fluturime brenda një viti. Në 2022, numri i udhëtarëve ka arritur në 2,994.560 apo 37,31 për qind më shumë krahasuar me vitin paraprak, nderkaq numri i përgjithshëm i fluturimeve të administruara në ANP ka arritur në 21,842 duke shënuar rritje prej 21,28 për qind, nga viti në vit.
Top 5 destinacionet që kanë prirë për nga numri i udhëtarëve që kanë fluturuar drejt Prishtinës përfshin vendet si Zvicra, Gjermania, Turqia, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar.Vendet tjera në listë përfshijnë Suedinë, Italinë, Belgjikën, Norvegjinë dhe Finlandën”, thuhet ne komunikatë./Botapress.info/