Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci nuk është pajtuar me thënjen e imamit Shefqet Krasniqi në një emision televiziv.
Krasniqi ka thënë se burri nuk e ka borxh me pyet gruan e parë, për me marr gruan e dytë.Për këtë, Koci ka reaguar në Facebook duke thënë se kjo nuk është kulturë shqiptare.
“Nuk mund t’i keshë në asnjë mënyrë, më shumë se një grua, në të njejtën kohë, sipas rendit tanë juridik. Bigamia është e ndaluar” ka qenë reagimi i Kocit.
Në debatin në Facebook është futur edhe biznesmeni Burim Piraj. Ai ka thënë se imami Krasniqi ka të drejt ngase ai po e transmeton atë që Allahu e ka lejuar ose ndaluar./Botapress.info/
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/04/7890p.jpg)