Themelorja konfirmon aktakuzën për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Gjykata Themelorë në Prishtinë, Departamenti Speciale, ka konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) ndaj Muharrem Qerimit dhe Bedri Shabanit për Spiunazh si dhe Qerimi edhe për armëmbajtje pa leje.

“Refuzohen Kundërshtimet e provave dhe kërkesat për hedhje të aktakuzës, të paraqitura nga mbrojtësit e të akuzuarve: Bedri Shabani, av. Besnik Berisha dhe Muharrem Qerimi, av., Betim Shala, të ushtruara kundër aktakuzës së Prokurorisë Specciale të Republikës së Kosovës,…, datë 19.02.2025”, thuhet në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

 

 

Pretendimet e avokatit të Shabanit

Sipas vendimit thuhet se brenda afatit ligjor avokati mbrojtës i Shabanit, Besnik Berisha ka paraqitur kërkesë për hedhje të aktakuzës  me arsyetimin se provat e listuara në aktakuzë janë marrë në mënyrë të kundërligjshme.

 

 

Sipas vendimit, thuhet se avokati Berisha pretendon se urdhri i lëshuar nga Gjykata Supreme e Kosovës nuk specifikon ndaj cilëve subjekte lëshohen masat e përgjimit dhe se si i tillë urdhri nuk përmban arsyetim të mjaftueshëm.

Po ashtu, në pretendimet e tij, avokati Berisha ka thënë se sipas vendimit, telefoni dhe pajisja e marrë nga Shabani nuk ka asnjë provë që dëshmon se kanë qenë në pronësi të tij.

Ndërkaq avokati Berisha për masat e lëshuara përmes vendimit të Gjykatës Themelore nuk plotësojnë standardin ligjor dhe atë të dyshimit të bazuar andaj si veprim i tillë i gjykatës është i kundërligjshëm sipas tij.

Ndërkaq përgjigjet e Shabanit të publikuara në media sipas Berishës duhet të shpallen të papranueshme pasi që nuk përmbajnë asnjë element që e lidhin Shabanin me to.

 

 

Ndërkaq për pretendimin se Srdjan Rocis e që thuhet të kishte me të komunikime Shabani është pjesë e shërbimit të fshehtë serb, sipas avokatit Berisha, PSRK nuk e ka vërtetuar me asnjë provë të vetme.

Pretendimet e avokatit të  Qerimit

 

 

Sipas vendimit të Themelores edhe avokati Shala ka paraqitur brenda afatit kërkesën për kundërshtim të provave dhe kërkesës për hedhje të aktakuzës.

Sipas Shalës, me asnjë provë të vetëm PSRK nuk ka dëshmuar se me veprimet e Qerimit është rrezikuar rendi juridik në Kosovë dhe se shumica e provave të siguruara nga Prokuroria kanë qenë publike.

 

 

Tutje, sipas Shalës thuhet se provat e bashkangjitura në aktakuzë nuk vërtetojnë gjendjen faktike  dhe se nuk plotësohen elementet e veprës penale për të cilën është ngarkuar Qerimi.

Po ashtu, Shala ka pretenduar se udhëtimi i Qerimit për në Serbi për t’u takuar me Srdjan Roci ka qenë për qëllime shëndetësore dhe se kalimi i kufirit nuk përbën vepër penale.

Përgjigjet e Prokurorisë ndaj pretendimeve të mbrojtjes

Prokuroria brenda afati ka dërguar përgjigje në pretendimet e mbrojtësve të akuzuarve lidhur me kërkesën për kundërshtim të provave dhe hedhje të aktakuzës.

Sipas përgjigjes, Prokuroria i ka propozuar gjykatës që të refuzojë këto kundërshtime dhe kërkesat për hedhje të aktakuzës  si të pabazuara.

Sipas vlerësimit të gjykatës, bazuar në pretendimet e palëve dhe përgjigje e Prokurorisë ka ardhur në përfundimin se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të akuzuarit kanë kryer veprat për të cilën po ngarkohen.

Nisur nga provat e listuara si në aktakuzë, Gjykata ka gjetur se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Shabani dhe Qerimi secili veç e veç kanë kryer veprën penale të spiunazhit.

Dhe se sipas gjykatës në këtë fazë është plotësuar standardi i dyshimit të bazuar mirë dhe krejt kjo bazuar në provat e bashkangjitura si në aktakuzë.

Sipas gjykatës në raport me të akuzuarin Shabani nga përgjimet telekomunikimeve me Rosiq i janë dhënë informacione, dokumentacion dhe raporte që kanë të bëjnë me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Informacionet sipas vendimit të gjykatës thuhet se Shabani i ka dhënë Rosiq për eprorët e UÇK-së, na fshatin Mollopolc të Shtimës.

Gjithashtu gjykata ka gjetur se nga ekzaminimi i telefonit të Shabanit i janë gjetur materiale dhe fotografi që ndërlidhin dyshimin e bazuar mirë se Shabani ka kryer veprën penale me të cilën po ngarkohet.

Të tjera