Kryetari i Komunës së Obiliqit nga radhët e LVV-së, Halil Thaçi, ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i gatshëm të nisë bisedimet me partitë e tjera parlamentare për formimin e institucioneve.
Thaçi tha se LVV-ja i ka votat për formimin e Qeverisë, ndërsa kërkon nga partitë e ish-opozitës të bashkëpunojnë për zgjedhjen e presidentit të ri.
“Natyrisht, çdo subjekt duhet të jetë i vetëdijshëm dhe i vëmendshëm për faktin se sa vota, pra sa besim, i kanë dhënë qytetarët. Unë konsideroj se ato subjekte që mendojnë se me një pakicë votash mund ta udhëheqin vendin, e kanë gabim, sepse ajo kohë tashmë ka kaluar. Natyrisht, udhëheqja e vendit i takon atij që e ka fituar besimin e shumicës së qytetarëve. Prandaj, u bëj thirrje partive opozitare të bashkëpunojnë për zgjedhjen e presidentit, sepse mazhoranca, pra LVV-ja, do t’i ketë numrat për formimin e Qeverisë.
Po ashtu, kryeministri është deklaruar publikisht se është i hapur për bisedime dhe unë mendoj se reflektimi duhet të vijë nga vetë partitë opozitare, të cilat, siç po shihet, janë bërë bllok për të vazhduar bllokimin e mëtejmë të institucioneve të vendit. Pra, barra u bie atyre që po i bllokojnë institucionet’’, tha Thaçi për rtv21.



Të tjera
Lajme
Ministria e Arsimit ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh)
Aktuale
Çështja e presidentit – Kurti u dërgon letra për takim kryetarëve të PDK’së, LDK’së e AAK’së
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u
Lajme
Zbulohet revolveri që Erdogan ua dha liderëve të NATO-s pas Samitit në Ankara
Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan,