Armend Agolli, ka deklaruar se ai dhe tre delegatë të tjerë nga Mitrovica janë përjashtuar nga pjesëmarrja në Kuvendin e LDK-së, i cili pritet të mbahet të shtunën.
Agolli e ka akuzuar LDK-në për përzgjedhje selektive të delegatëve, duke thënë se përjashtimi është bërë pa asnjë sqarim zyrtar dhe pa transparencë. Sipas tij, bashkë me të janë larguar edhe delegatë nga degë të tjera, çka, siç ka shkruar në Facebook, rrezikon legjitimitetin e procesit.
Ai ka kërkuar arsyetim me shkrim për largimin, publikimin e listës së delegatëve dhe kritereve të përzgjedhjes, si dhe trajtim të barabartë pa presione apo selektime politike. Agolli ka shtuar se partia forcohet me rregull dhe besim, e jo me përjashtime.
Pas këtij reagimi, ka reaguar anëtari i LDK-së dhe kandidati për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Paris Guri. Ai ka deklaruar se Agolli në zgjedhjet e 9 shkurtit ka dalë në përkrahje publike të Listës për Familje, duke theksuar se Statuti i LDK-së e parasheh qartë se anëtarësimi në parti pushon me anëtarësimin apo përkrahjen e një subjekti tjetër politik.
Sipas Gurit, për fatin e LDK-së mund të vendosë vetëm LDK-ja, duke e cilësuar reagimin e Agollit si të pabazë. Ai ka bashkëngjitur edhe një fotografi ku Agolli shihet përkrah përfaqësuesve të Listës për Familje.
Ndryshe, Agolli në zgjedhjet lokale të vitit 2021 kishte qenë kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës. Kuvendi i LDK-së mbahet pas rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, ku partia mori 126 mijë e 133 vota dhe siguroi 15 ulëse në Kuvend, pesë më pak se në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
“Ne zgjedhjet e 9 shkurtit, Armend Agolli doli ne perkrahje publike ndaj Listes per Familje, pra publikisht u be pjese e saj. Sot ai po thote pse smundem me vendos per fatin e LDK-se. Perbese qesharake. Neni 11 e parasheh qarte, anetaresimi ne LDK pushon dhe fshihet nga evidenca, me anetaresimin ne nje parti tjetër”, shkruan Guri në Facebook.



Të tjera
Aktuale
Manipulimi i votave: Pse u zbulua tani dhe a ka ndodhur edhe më herët?
Ulje-ngritjet e konsiderueshme të partive politike
Ekskluzive Lajme
Si funksiononte grupi që dyshohet se falsifikoi vota në Malishevë? Detaje nga dosja e prokurorisë
Dosja e Prokurorisë Themelore e Gjakovës
Aktuale
Isa Mustafa ka disa fjalë për Kuvendin e LDK-së pak para mbledhjes së partisë
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës