Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryeshefi ekzektuiv i NPL Prishtina Parking është shkarkuar, duke dalë në kundërthënie me këtë të fundit i cili tha se ka dhënë dorëheqje për siç ka thënë për “shkak të presioneve që ka pasur nga aksionarët e Kuvendit Komunal”.
Rama në një status në Facebook ka thënë se Restelica është shkarkuar pas një mbledhje të jashtëzakonshme të Bordit të Drejtorëve të kësaj kompanie.
Kontrata 750 mijë euroshe detyron Kryeshefin e “Prishtina Parking” të jap dorëheqje
“Shkarkohet nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të NPL Prishtina Parking, z. Liridon Restelica. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, Bordi i Drejtorëve të NPL “Prishtina Parking” ka konstatuar se veprimet e Kryeshefit Ekzekutiv, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri tek mospërfillja e Bordit të Drejtorëve, kanë shkaktuar keqmenaxhim të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe kanë cenuar imazhin e NPL “Prishtina Parking””, shkruan Rama.
“Vendimi për shkarkimin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Liridon Restelica, hyn në fuqi sot, me datë 22.08.2022.”, shtoi ai. /Gazeta Botapress.info/