Shpesh më kishte ra të dëgjoja ankesa nga ma të ndryshmet sa i përket trajtimit të pacientëve në spitalin e Pejës, të cilat unë zakonisht i merrja me rezerva të mëdha. Tuj e ditë që na si shoqëri jemi pak si të padurueshëm dhe shpesh te ngutshëm, gjithmonë i merrja në mbrojtje mjekët sepse konsideroja se pritshmëritë e njerëzve janë shpesh shumë të mëdha dhe jo te realizueshme. Ndërsa unë personalisht, per fat t‘mirë, nuk kisha patur të bëj ose të kërkoj shërbime në ketë spital qe 27 vite deri te marten, në mbramjen e 05. tetorit kur nana nuk ndihej mirë.
Pas simptomeve te para të një infeksioni, i cili mua nuk më ishte i panjohur sepse nanës tashmë po i shfaqej per të disatën herë, dhe që tek ajo shkakton gjendje deliri, gjë që ndodhë shpesh tek te moshuarit, u nisem per në emergjencën e Pejës. E shihja që familjarët tjerë ngurronin dyqysh por unë nuk po e kuptoja pse.
E kishin lënë ta kuptoj vet ma vonë 😕
Në hymjen e Emergjencës së Spitalit te Pejës kishin qenë dy policë, jo punëtorë sigurimi por policë. Shumë të mirësjellshëm, na përshendetën paraprakisht dhe unë mendova që me siguri e kanë sjellë ndonjë të burgosur per trajtim dhe po e presin deri sa të del. Prap kisha pas mendu gabim.
Në koridorin e spitalit, i cili kishte mbetë ashtu siç kishte qenë para 27 vitesh, kishin qenë disa persona edhe pse jo shumë. Kur e panë që nana po dridhej, te gjithë na lëshuan rend edhe pse neve as mendja nuk na shkonte me kerku një gjë të tillë, për çka u ndjeva mirë dhe keq. U ndjeva mirë që ata nuk donin qe nana me pritë në atë gjendje dhe keq se as ata me siguri nuk ishin ardhë për qef aty por se kishin nevojë per trajtim.
– Çka ka kjo?- me pyeti mjeku, te cilit u mundova me i tregu shkurt që ose është prap infesksion ose „sulm“ i demencës ani pse symptomet flisnin për infeksion. -Shkoni ne atë dhomëm tjetër- na tha.
Në dhomën tjetër kishin qenë nje infermiere dhe tre infermierë.
– Çka ka kjo?- pyeti njeri nga ta i cili me pyeti edhe per të dhënat personale te saj. Dhe pastaj po prisnim, edhe ata e edhe na. Dikur i pyeta: e tash?
– Po i presim letrat- tha njeri – duhet me lajmëru në sportel, i thash atij burrit qe ke me juve.
– Nuk ju paskam ni – i thash, ma shume vetes se atij duke më ardhë keq që nuk kemi shku sipas procedurës. Nuk e kam ditë.
– Nuk o faji jonë qe s‘ke ni ti, pa letra s‘kemi çka me ba, s‘o problemi i joni…- vazhdonte ai te diskutonte ende ma tutje me nje ton sa akuzues po aq mosperfillës. Duke qenë e ulur ne gjunjë para nanës dhe po mundohesha me qetësu, u çova ne kambë dhe iu drejtova atij far infermierit me po me të njejtin ton:
– A është e nevojshme me diskutu kështu tani me këtë ton në këtë moment?!
– Gjendja e saj nuk është urgjente- ma ktheu ai i cili po vazhdonte ta shikonte nanën nga larg, runa Zot me u afru me matë tension, sheqer apo çkado qoftë tjetër për me ardhë në përfundim se si në të vërtetë gjendja e saj.
Erdhën „letrat“.
– Hajdeni mas meje, me shku me ba një ultraza të veshkëve.
Hymë brenda ne atë dhomë të errët. Mjeku kishte qenë ulur dhe po shikonte diçka ne telefonin e tij dhe nuk e pa të udhës as me na e kthy përshendetjen bile. Ne anën e majtë kishte qenë edhe një djalë i ri, infermier apo mjek fillestar, nuk e di, edhe ashtu e parëndësishme.
Mjeku që vazhdonte me shiku ne telefon ishte aq mospërfillës sa që as nuk shikonte. E kisha përshtypjen që as nuk na regjistronte qe jemi aty në dhomë bile. Dikur, pasi pritëm një kohë, iu mbush mendja me folë me neve.
-Shtrine qaty- na tha me një ton urdhërues pa na shiku fare, bile as nuk e ktheu koken prej nesh – çka po ankon kjo?
Pasi nana ishte në gjendje deliri dhe nuk reagonte fare, vëllau dhe unë u munduam me shtri ne krevat. Nana ka peshë normale dhe ne nuk arrinim me shtri dot sado qe mundoheshim. Mjeku po vazhdonte me shiku në telefon dhe runa Zot me i shku mendja me na ndihmu, as që i bënte përshtypje ajo punë, bile na tha hiç mos u ngutni.
Ai djali i ri kur e pa që asesi nuk po mund ta shtrinim dot ma n’fund e forcoi zemrën dhe vendosi me na ndihmu.
Pas ultrazërit, qe i doli mirë, mjeku ia la letrën higjenike ashtu mbi bark, larg asaj me ia fshi atë „gelin“ qe rëndom perdoret për ultraza. Aty përfundoi edhe “shërbimi” i tij prej “specialisti” dhe pacientja më nuk ishte e dukshme per të. Thjeshtë, nuk ekzistonte. Prap e njëjta procedurë e veshtirë me qitë nanën nga shtrati në nje karrocë nga cila i preknin këmbet ne tokë edhe perkunder nje fasheje qe e kishin lidhë në fund te karrocës.
Nga aty shkuam ne dhomën e laboratorit. Kishin qenë dy laborante.
– Gjakun ia marrim, per urinë shkoni prap në emergjencë, na jemi ketu veç per analiza.
– Ata të emergjencës na dërguan këtu e nuk po kuptoj pse duhet shku prap atje?
– N‘mos kuptofsh s’kam çka me t’ba, une shqip po flas e jo serbisht- ma ktheu ajo me nje ton te ashpër cili për gjuhën e tyre ishte me siguri normal.
– Ani ka mundësi, ju lutem, me folë me ton normal?!
– Unë normal po flas, nuk di me folë ndryshe- me tha duke ma kthy shpinën.
U kthyem prap ne emergjencë tek ata katër infermierët. Qe të katërt kishin qenë prap aty.
– Nga dhoma e laboratorit na derguan prap ketu per urinë- iu thash.
– Kjo nuk është në gjendje me urinu, na s’kemi çka me ba- ma ktheu po i njëjti infermier me te cilin kisha bisedu ne fillim.
-A keni dëgju ndonjeherë për katetër?! Pikërisht, ndër të tjera, është prodhuar edhe për raste të tilla- ia ktheva në të njejten ton të rrept si ai mu.
– Çone ne dhomën e gipsit e po vij unë- u ba ma ne fund e gjallë ajo infermierja që ishte aty.
– Ku është dhoma e gipsit?- pyeta.
– Lexo n’derë, aty shkrunë- ma ktheu.
Filluam me lexu derë me derë. E gjetëm dhe hymë aty. Çka me pa n’atë dhomë, plot thasë te gipsit dhe pluhuri i tij kishte mbuluar çdo gjë. Një diçka si krevat ishte pjerrtas ne një qoshe te dhomes me një çarçaf qe një Zot e di kur ishte ndërru. Ishte shumë ftohtë. Pasi nuk e shtrinim nanën dot ne krevat, u dashte me dalë me thirrë dikë per ndihmë në koridor.
Pasi erdhi infermierja po na thot:
– Duhet me deshë e me ba gati per me ja marrë urinën.
Dmth. ne duhej komplet me ba gati pacientën që infermierja te mos kishte nevojë me prekë me dorë, gjë që edhe nuk e beri perveç qe e vendosi katetren dhe e mori urinën. Doli duke e lanë pacienten ashtu të lagur pa më ndihmu me veshë, pa me sjellë diçka me fshi, pa më pyet nëse kam nevojë për ndihmë, thjeshtë doli pa iu ba dert se ne çfarë gjendje po mbetej ajo. Një paciente e moshuar 79 vjeçare gati e pavetdijeshme.
Mezi e veshëm dhe e qitëm prap në karrocë për me dergu ne tjetrën dhomë per infuzion. Prap kishim nevojë me qitë ne krevat dhe vellau e luti një infermier qe qelloj rastesisht ne dhomë, per ndihmë. Betohem në krejt çka kam që ende pa ia qitë këmbet mirë ne shtrat e lëshoi nanën dhe shkoi. Paj një thes me qitë diku, e kqyrë njeri a e ka qitë mirë në vend se mos po rrezohet se lëre më një të moshuar. Mbeta gati e shtangur duke e shikuar mbrapa pa mujtë kurqysh me kuptu që dikush si ai punon aty dhe pretendon të jetë infermier.
Në krejt atë katrahurë erdhi nje infermiere tjetër me emrin Abetare, e cila i foli nanës butë dhe me ton normal gjë që me befasoi. -Po e therras neurologun- më tha. Erdhi neurologu, e shikoi nanën nga larg dhe tha po ia japim nje infuzion pa na tregu se cilat ishin gjetjet laboratorike apo si qëndronte puna me shëndetin e saj. I ftohtë si akulli.
– Më vjen keq por duhet me shku mi ble keto gjera e pastaj ia jepi menjehere infuzionin- tha Abetarja, e vetmja infermiere të cilës i kishte mbetë ende njerëzi ne shpirtin e saj.
E tera e pat dikur nje fund. Abetarja ia bani EKG-në, ia mati sheqerin, me nje ton dhe sjellje te butë. E thirri nje mjeke tjetër e cila ia qiti antibiotikët per trajtim te matutjeshëm. Nje mjeke dhe nje infermiere që ishin të vetdijshme per prefesionin e tyre, per menyrën e sjelljes me pacientët, gjë që atë natë mu duk nje raritet. Diçka që duhej të ishte normë dhe jo përjashtim.
Pas infuzionit nana filloi te ndihej me mirë dhe e dinte pak a shumë veten se ku ishte.
Dolëm nga Emergjenca e Pejës me shpresën dhe lutjen për mos me na ra me u kthye aty kurrë ma. Jo aty ku çdo gjë mungonte e më së shumti humaniteti dhe profesionalizmi për çka edhe janë të thirrur ata që punojnë aty. Jam shumë e vetdijshme që stafi është i mbingarkuar por megjithatë kjo nuk e arsyeton në asnjë mënyrë një sjellje aq arrogante, aq të padinjitetshme dhe aq jo njerëzore ndaj pacientëve dhe familjarëve të tyre, dhe vetëm tani e kuptoja pse në shumicën e rasteve duhet me qëndru një familjar në spital me pacientin. Fundja, dikush duhet me u kujdesë për të. Dhe tani e kuptoja edhe arsyen pse qëndronin policët aty, bile tashmë dy m‘u dukën pak ngase nuk do të befasohesha aspak më ndonjë eskalim të situatës deri edhe në përleshje fizike.
Nuk po ankohem e as nuk po kërkoj kushte ma të mira, larg asaj, nuk kisha me kërku as shërbim të menjehershëm në rast që nuk luftohet për jetë a vdekje, por krejt çka kisha me kërku kish me qenë një grimë njerëzi e profesionalizëm në sjellje ndaj pacientëve. Nuk çon aspak peshë nëse mjeku është specialist, nëse eshte Prof. Dr. nëse ka emër, të gjitha janë kot kur ai nuk është njeri së pari. Kur ke zgjedhë të jesh mjek, atëherë duhet vertetë të qëndrosh i tillë pavarësisht rrethanave, pavarësisht moshës së pacientit, gjinisë apo etnisë… dhe përderisa pacienti ende merr frymë, je i obliguar ta ndihmosh, edhe atë në mënyrë të dinjitetshme. Të dinjitetshme ose lëre krejt. Nëse jo ndergjegjja jote, atëherë manteli i bardhë ta obligon këtë. Ose deshe e vare n’derë. Shko!
E di që spitali nuk është kishë as xhami për me pritë fjalë predikuese aty por shumë ma merr mendja që mjekëve dhe infermierëve po ashtu u është i njohur ndikimi i sjelljes njerëzore ndaj pacientit ose e kundërta.
Bëhu njeri para se të bëhesh mjek, infermier, shef… e ku di unë çka, sepse profesioni është vetëm ambalazh i cili nuk e plotëson dot zbrazëtinë e njerëzores nëse nuk e ke.
„Dinjiteti i njeriut është i paprekshëm“.
Nuk guxon me u harru.
Ps. Në këtë postim nuk i kam përfshi të gjithë mjekët dhe personelin e Spitalit të Pejës, larg asaj. E di që aty ka plot edhe personel profesionistë, me mirësjellje dhe njerëzorë. Por që atë natë me siguri nuk kanë qenë në ndërrim 😕