Nuk e di se qysh qëndron puna në Kosovë me psikologët dhe psikiatërit, sa janë në numër për kokë banori, sa vizitohen nga njerëzit të cilët janë në kriza të rënda emocionale, sa munden me ofru ndihmë… Apo a ka ndonjë linjë telefonike ku njeriu, i gjendun në një krizë akute, mundet me thirrë anonim edhe në gjysem të natës dhe me u konsultu me nje psikolog ose, nese eshte e nevojshme, edhe me një psikiatër?
Siç duket, nje pjesë goxha e madhe e njerëzve në Kosovë ka pësu, nga arsye të ndryshme, trauma të tmerrshme të cilat nuk janë trajtu profesionalisht nga kompetentët e kësaj fushe. Trauma është një lloj bombe e kurdisun për secilin person që e mbartë në vete, e cila nuk dihet kur dhe ku do të shpërthejë dhe cilat do të jenë pasojat e saj për vet personin e sidomos për rrethin.
Psikologët dhe psikiaterit nuk kanë qenë kurrë ma të nevojshëm se tani. ![😕](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tf2/1/16/1f615.png)
![😕](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tf2/1/16/1f615.png)