Menaxheri i Qendrës së Skijimit në Brezovicë, Ardian Grazhda ka folur lidhur me tërmetin që goditi mbrëmë Kosovën, për çka tha se situata është nën kontroll.
Ai tha se për shkak që në një hotel atje ishin rreth 130 nxënës, përgjegjësia dhe frika ishte më e madhe.
Në Klan Kosova, ai tha se të gjithë janë mirë dhe për fat të mirë, në vendin e ngjarjes kanë qëlluar edhe FSK.
“Mirë jemi, shyqyr Zotit gjithçka në rregull. Mbrëmë na ndodhi diçka, i kemi pasur 130 nxënës, dhe është FSK me shërbim këtu. Janë angazhuar të gjithë, i kemi nxjerr nxënësit jashtë. Tërë natën kemi pritur se mos po ndodh sërish”, tha Grazhda.
Pas tërmetit që tronditi vendin, autoritetet tregojnë si të mbrohemi gjatë dhe pas lëkundjeve
Ndryshe, një tërmet me magnitudë rreth 4.8 sipas shkallës Rihter ka goditur zonën Prizren–Shtërpcë mbrëmjen e së martës, rreth orës 22:05 me orën lokale, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe rajonit.
Pas këtij rasti, autoritetet kanë dalë me një njoftim për qytetarët, duke apeluar për qetësi dhe respektim të udhëzimeve të sigurisë në rast të tërmeteve.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në