Bekim Haxhiu, deputet i Kuvendit të Kosovës i cili me 9 mars kishte proceduar kërkesën për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të Trustit për qytetarët e Kosovës, ka dhënë detaje ekskluzive se ku ka mbetur çështja.
Haxhiu ka thënë se është duke punuar edhe me deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje e për të cilët thonë se kanë marrë një PO nga ta se do të votojnë për ndryshim plotësimin e ligjit për kursimet pensionale.
Qeveria ka 30 ditë për t kthyer përgjigje por deri tash nuk ka një mendim nga ana e tyre. unë po vazhdoj të flas me deputet të Lëvizjes vetëvendosje e të cilët janë pro idesë së lejimit të tërheqjes së një shumë nga Trusti”, ka thënë Haxhiu për Gazeta Blic.