Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë të Korinthit në Greqi, ku 5 nxënës të grupmoshës 13-16 vjeç kanë tentuar të përdhunojnë shoqen e klasës së tyre.
Të miturit u arrestuan nga policia, ku mes tyre është edhe një 14-vjeçar shqiptar. Sipas mediave greke, pesë të arrestuarit kanë tentuar të dhunojnë 16 vjeçaren në oborrin e shkollës së tyre.
20-vjeçari nga Irani, zyrtarisht njeriu më i shkurtër në botë
Vajza ka arritur të largohet nga autorët, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi pesë nxënësit e përfshirë në ngjarjen skandaloze.
Prindërit e tyre janë thirrur në prokurori për të dëshmuar. E mitura tha se kishte përjetuar momente tmerri gjatë mëngjesit të së mërkurës kur shokët e klasës e sulmuan fizikisht./Botapress.info/