Tre shtetasit e huaj, dy rusë dhe një ukrainase që tentuat të futen ditën e djeshme në Uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh dhe që dyshohet se kanë qenë pjesë e një celule spiunazhi, kanë tentuar të largohen pas sulmit ndaj ushtarëve shqiptarëve. Por më pas janë arrestuar nga policia.
Në pamjet e siguruara shihet se mjeti “Shevrolet” i rusëve, kthehet në rrugë me shpejtësi dhe tenton që t’i largohet policisë.
Por pavarësisht përpjekjeve, Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dje 25-vjeçari me inicialet A.T, janë arrestuar nga policia.
Banorja tregon çfarë ndodhi në Uzinën e Gramshit: Vetura e rusëve erdhi 2 herë
Pas kapjes atyre iu sekuestruan dhe sende të dyshimta, pasi mendohet se janë bllokuar pajisje që përdoren për spiunazh.
‘Kemi frikë nga ndonjë shpërthim, brenda ka municione’, përlotet banori në Gramsh
Ndërkohë pas arrestimit 3 shtetasit e huaj, që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, thanë se kishin ardhur për turizëm./Gazeta Botapress.info/