Një serb ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht dhe therur me thikë nga një serb tjetër. Rasti i iniciuar si “tentim-vrasje” ka ndodhur rreth orës 16:30, të shtunën në Zveçan.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari.
Si e kundërshtuan nga LVV-ja draftin e Ramës për Asociacionin?
Viktima dhe i dyshuari janë dërguar në tretman mjekësorë dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”./Botapress.info/