Një vrasje në tentativë ka ndodhur në qytetin e Lipjanit. Sipas policisë një person i mitur është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka therë me thikë një person tjetër.
Nga ky rast kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar”, thuhet në njoftim.
Kjo është komunikata e plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë
Sot rreth orës 13:40, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar.
I dyshuari:
E.K, mashkull (i mitur), pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë.