Policia në Deçan ka arrestuar një person të dyshuar i cili ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetriRasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Deçan, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, ndërkaq në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Deçan, 05.06.2021 – 18:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia./Botapress//