Në tentativë për zjarrëvënie ka pasur të martën rreth orës 16:00 në objektet e Ndërmarrjes “Trainkos” Sh.A, konkretisht në pikën e furnizimit me naftë brenda Parkut të Lokomotivave.
Kështu bëhet e të ditur për Telegrafin nga ndërmarrja “Trainkos”.
“Të martën, rreth orës 16:00, është raportuar për një tentativë për zjarrvënie në objektet e Ndërmarrjes ‘Trainkos’ Sh.A., konkretisht në pikën e furnizimit me naftë brenda Parkut të Lokomotivave. Njësitet e zjarrfikësve kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, duke parandaluar një katastrofë të mundshme me pasoja serioze për njerëzit dhe infrastrukturën”, thanë nga kjo ndërmarrje.
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se personi përgjegjës për zjarrvënie mund të jetë një i punësuar i kësaj ndërmarrjeje.



Të tjera
Aktuale
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
Kosova duhet të dëshmojë me vepra
Aktuale
417 veta nga 1126 të regjistruar votuan deri në orën 13:00 në ambasadën e Kosovës në Austri
Për zgjedhjet e 7 qershorit sot
Aktuale
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua e moshuar
Një rast tragjik është raportuar në