Është bërë e pesta ditë që kur disa serbë lokalë kanë bllokuar me mjete të rënda rrugët në fshatin Rudarë të Zveçanit. Veturat ende nuk kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm në pikën kufitare në Jarinjë e Bërnjak pasi këto dy pika kufitare vazhdojnë të jenë të mbyllura me vendim të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Ngjarje e rëndë në Spitalin e Pejës: Foshnja lind pa shenja jete, babai e denoncon rastin në Polici
Përveç këtyre rrugëve, raportohet se serbët lokalë kanë vendosur disa barrikada të reja në Veri të vendit.
Një barrikadë e re raportohet të jetë vendosur në fshatin Zupç afër Zubin Potokut.
Ndërkohë për të vëzhguar situatën në cep të rrugëve po qëndrojnë trupat mbrojtës të KFOR-it dhe policë të EULEX-it.
E trupat nën stemën e Republikës së Kosovës, Policia po vazhdojnë patrullimin e vëzhgimin e situatës në Lagjen e Boshnjakëve e pjesët e tjera të Mitrovicës së Veriut.
Largimin e barrikadave në Rudarë e Zupq e kanë kërkuar diplomatët amerikanë edhe ambasadorët e QUINT-it por ende nuk ka sinjale se kjo do të bëhet në mënyrë vullnetare nga serbët lokalë që i vendosën ato.