Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e një operatori ekonomik për tenderin për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3 në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Ky vendim i ka hapur rrugë vazhdimit të projektit që ka një vlerë të paraparë prej 137 milionë eurosh.
Nga KEK kanë njoftuar se pas këtij vendimi, projekti do të vazhdojë me intensitet të plotë.
KEK-u më 4 korrik pati njoftuar se e ka pezulluar tenderi për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3.
“Për arsye se Autoriteti Kontraktues ka pranua një ankesë për tenderin e lartcekur, ju njoftojmë se Autoriteti Kontraktues e pezullon këtë aktivitet deri në njoftimin e ardhshëm”, thuhej në njoftimin e KEK-ut të publikuar në platformën e-Prokurimi.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në