Tenderi i shpallur nga Policia e Kosovës për furnizim me këpucë dhe çizme pune ka dështuar, pasi i vetmi operator ekonomik që aplikoi nuk ofroi një ofertë të përgjegjshme
Sipas të dhënave në platformën e prokurimit elektronik (E-prokurimi), për këtë tender ishin ndarë 23,900.00 euro, ndërsa procesi i prokurimit kishte nisur disa javë më parë, transmeton IndeksOnline.
Pavarësisht interesimit të vetëm një operatori ekonomik, autoriteti kontraktues ka vendosur ta anulojë tenderin, duke u thirrur në mungesën e një oferte që i plotësonte kriteret e kërkuara.
Dështimi i këtij tenderi ngre pikëpyetje rreth interesimit të operatorëve për kontrata të tilla, si dhe mund të ndikojë në procesin e furnizimit me pajisje të nevojshme për Policinë e Kosovës.




Të tjera
Aktuale
417 veta nga 1126 të regjistruar votuan deri në orën 13:00 në ambasadën e Kosovës në Austri
Për zgjedhjet e 7 qershorit sot
Aktuale
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua e moshuar
Një rast tragjik është raportuar në
Lajme
Sekuestrohen atlete me logo të brendeve të njohura në pesë lokacione të Prishtinës
Dogana e Kosovës ka zhvilluar një