Pjesë të liqenit Michigan, SHBA, kanë ngrirë, ndërsa një vorbull polare ka përfshirë të gjithë vendin duke sjellë temperatura të ulëta.
Një video e re tregon efektin e atyre temperaturave të ftohta në Liqenin Michigan. Aty shihet akulli që shtrihet përgjatë një pjese të tij.
Nathan Voytovick, i cili drejton Nate’s Dronography tha se “liqeni Michigan po ngrin me shpejtësi”.
Pamjet vijnë në një kohë kur ajri arktik nga Kanadaja pritet të godasë pjesën më të madhe të SHBA-së dhe paralajmërimet për dimër janë përhapur në shumë zona të vendit.
Në Midwest, MidAtlantic dhe jug të SHBA-së pritet të shfaqen temperatura nën zero për shkak të vorbullës polare.
Për më tepër, The Weather Channel parashikon një stuhi të madhe dimërore që do të sjellë borë, shi dhe akull në të gjithë vendin.
Njerëzit tashmë po përgatiten për stuhinë dhe borën, akullin dhe temperaturat e ulëta që mund të sjellë. /Telegrafi



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore