Prishtina Weather ka njoftuar se një valë e nxehtëisë pritet ta përfshijë vendin tonë gjatë ditëve të ardhshme. Temperaturat pritet të shkojnë deri në 37 gradë. Ndërkohë, të dielën ka mundësi për rrebeshe të shkurta shiu gjatë orëve të pasdites.
Vala e nxehtësisë do të përfshijë vendin tonë ditëve të ardhshme, që pritet të rrisë temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare, edhe mbi 35C. Do të ketë më shumë kthjellime dhe intervale të gjata me diell gjatë ditës. Ditën e shtunë me vransira të pakta lokale, e të dielen orëve të pasdites vende-vende me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima