Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka hapur një tender për furnizim me gjëra të ndryshme. “Televizora, adaptera për telefona voip, kablla vazhduese të rrymës, mausa, tastiera, aparata për ftohjen e ujit, janë disa prej mallrave që janë renditur në listën e tenderit. Kjo kontratë që është publikuar dje, kap shifrën prej 124 mijë euro.
Gazeta Insajderi
Zyra e Kryeministrit ka hapur ritender për “Furnizim me mallra të ndryshme të TI- ritenderim” në vlerë prej 124 mijë euro.
Njoftimi për kontratë u dha para një dite me datë 04.07.2024 ndërsa ofertat do të pranohen deri me 29.07.2024.
Në dosjen e tenderit janë ndarë në tri pjesë mallrat që do të blihen.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2024/07/46.jpg)
Të ndara në tri llote, janë theksuar se me çka do të furnizohen Zyra e Kryeministrit.
Është një listë pothuajse e gjatë e gjërave për furnizim.
Po i cekim disa prej mallrave që janë të shkruara në listë:
Pesë videoprojektora, 10 kufje, 15 kamera për desktop, 10 çanta llaptopi.
Pesë aparata për ftohjen e ujit.
50 kablla vazhduese të rrymës, me specifika të ndryshme.
50 adaptera për telefon Voip.
30 mausa, 30 tastiera, etj.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2024/07/Untitled-design-2024-07-05T102558.037.png)
Një kamerë profesionale. Gjashtë televizora.
Një printer për shkrim në Braill, (Braille është një shkrim i prekshëm, që lexoni me majë të gishtave)
Një ekran Ultra portativ i Baillit, dhe një etiketues personal digjital i zërit.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2024/07/7.jpg)
Insajderi.org