Në disa prej zyrave në Objektin Qendror të Telekomit të Kosovës në lagjen “Dardania”, si dhe në pikën në sheshin “Zahir Pajaziti”, së shpejti do të vendosen perde të reja. Për blerjen e tyre, Telekomi tashmë ka nënshkruar edhe kontratë.
Siç bëhet e ditur në dosjen e tenderit të publikuar në KRPP, Telekomi ka nënshkruar kontratë për furnizim me perde.
Shefqet Krasniqi më lehtë e pranoi serbin Radovan si musliman se Nënë Terezën si katolike
Për këtë tender, Telekomi do të shpenzojë 1 mijë e 827 euro.
Tenderin për kryerjen e këtyre shërbimeve e ka fituar kompania “Euro Roleta Group”.
Nga kjo kontratë do të blihen perde rollne për zyrat në Objektin Qendror të Telekomit të Kosovës në lagjen “Dardania”, si dhe në pikën në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Siç bëhet e ditur në tenderin e publikuar në KRPP, janë vendosur edhe specifikat për furnizimin me material për perde.
“Komplet me garnishël dhe aksesoret përcjellës për hapje dhe mbyllje të perdeve: Materiali Poliester textil, Ngjyrë: Skala hiri rezistuese ndaj rrezeve të diellit. Të ketë mundësi montimi në dritare, plafon, mure”, thuhet në dosje. /Botapress.info/