Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin britanik, Boris Johnson të mërkurën.
Presidenti i Ukrainës i ka raportuar Johnsonit për veprimet mbrojtëse të vendit ndaj agresionit ushtarak rus, i cili po vijon edhe sot.
Zelensky, tha se e njoftoi Johnsonin për “krimet e fundit të Rusisë ndaj popullatës civile” ukrainase.
“Raportova për aksionet e mbrojtjes dhe krimet e fundit të Rusisë ndaj popullatës civile. Ne jemi mirënjohës për ndihmën e vazhdueshme të Britanisë së Madhe në përballjen me agresionin rus”, tha Zelensky, në një njoftim në Twitter. “Mbrohemi së bashku me partnerët”.
Është dita e shtatë e agresionit ushtarak rus mbi Ukrainën. Presidenti Zelensky tha se pothuajse 6,000 rusë u vranë në gjashtë ditët e para të luftimeve.
Një video e publikuar sot, shfaqi një sulm të madh rus në qendrën e policisë në Kharkov.