Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer nga rrethina e Malishevës, i cili u kap duke bërë një tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë në rrugën magjistrale Prizren–Gjakovë, në fshatin Landovicë.
Rasti u raportua pas publikimit të një videoje më 10 gusht 2025 në rrjetet sociale, ku shihej një veturë Mercedes e bardhë duke rrezikuar trafikun. Pas identifikimit nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren, në bashkëpunim me Stacionin Policor të Malishevës, ndaj shoferit u shqiptua gjobë prej 200 euro dhe masë ndaluese e vozitjes për tre muaj për kundërvajtjen “tejkalim në zonën e ndaluar”.
Policia bëri të ditur se, përmes mekanizmit ILECU, lidhur me këtë masë do të njoftohet edhe shteti i Zvicrës.
Institucioni apelon te qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut për të mbrojtur jetën e tyre dhe të tjerëve, duke theksuar se siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët.




Të tjera
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
18 vjet nga miratimi, më shumë raste në Gjykatë: A është Kushtetuta e paqartë, apo po përdoret politikisht?
Në Kosovë, mosmarrëveshjet politike përfundojnë shpesh
Aktuale
Nafta arrin 1.91€ në Kosovë – eksperti i ekonomisë: Shteti duhet ta heq akcizën
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shkumbin