Një incident ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zasellë të Mitrovicës, ku janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Në lidhje me këtë rast dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur rreth orës 19:45, ku një person nga vetura e tij ka shkrepur në ajër disa herë me armë zjarri, para se të largohej në drejtim të Shalës së Bajgorës.
Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë Engjëll Kelmendi dhe një tjetër i mitur me iniciale R.S.
Me të marrë vesh rastin, Policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë lokalizuar vetura me personat e dyshuar brenda saj.
Ndërkohë, gjatë intervistimit, njëri nga të dyshuarit ka pranuar se kishte shtënë me armë në ajër, duke deklaruar se veprimi ishte pa ndonjë qëllim të caktuar.
Për rastin është njoftuar edhe Prokurori Kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, si dhe ka inicuar rastin për veprat penale, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.



Të tjera
Lajme
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim, ne zgjodhëm Republikën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje
Deputetët e Kuvendit të Kosovës
Aktuale
Haxhiu: PDK, LDK, AAK, Lista Serbe s’janë të pranishëm, po presim nëse po kthehen
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi