Mëngjesin e sotëm ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një mishtore në rrugën “Bill Clinton” në Pejë. Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.
Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Nëntë ditë nga bllokimi i rrugëve në veri – situata mbetet e brishtë
“Sot rreth orës 07:24, policia është njoftuar se në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, kishte pasur të shtëna me armë zjarri në mishtore në Pejë. Të lënduar nuk ka, vetëm dëme materiale”, tha Gashi.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, u shpreh ai./Botapress.info/