Katër persona janë qëlluar për vdekje në periferi të Tel Avivit, Izrael, thonë mjekët, në sulmin e tretë vdekjeprurës të këtij lloji brenda një jave, raporton BBC.
Sulmi ndodhi në Bnei Brak, një nga zonat më të populluara hebreje të vendit.Personi i armatosur u qëllua për vdekje nga policia, ka thënë një burim nga personeli mjekësor në vendngjarje.
Forcat izraelite të sigurisë ishin në gatishmëri të lartë pas sulmeve nga arabët izraelitë të martën dhe të dielën e kaluar, të cilat lanë të vdekur gjashtë persona.
Raportet se personi i armatosur në sulmin e fundit qëlloi mbi njerëzit ndërsa po ngiste një motoçikletë.Viktimat u vranë në rrugët ngjitur, dhe një u gjet i vdekur në një makinë, thotë faqja e lajmeve Jerusalem Post.