Disa të shtëna me armë janë dëgjuar edhe sot në restorant “Leo” në Pejë, ku për pasojë janë plagosur dy persona.
Viktimat janë dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe ende nuk dihet për gjendjen e tyre.
Ndërkohë, Gazeta Sinjali nga burimet e saja ka mësuar se i dyshuari është arrestuar.
Policia ende nuk ka folur për rastin.