Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot rreth orës 04:00 në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë.
Lajmin për Insajderin e konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Policia parandalon garat ilegale të shpejtësisë në autostradë, dënon 17 shoferë
Gashi: Në momentin e kidnapimit, policët e Kosovës ishin duke drekuar me ata serbë
“Sot rreth orës 04:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ personave të dyshuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit. /Botapress.info/