Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave në një lokal nate.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferid Curri”, në lokalin “Preview Bar”, ku rreth orës 02:30 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në dy persona të lënduar.
Të plagosur kanë mbetur Adis Hoti dhe Blerim Hoti, të cilët kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit. Njëri prej tyre është qëlluar në shuplakën e dorës dhe në këmbë, ndërsa tjetri në këmbë. Sipas personelit mjekësor, të dy janë jashtë rrezikut për jetë. Fillimisht kanë marrë trajtim në QKUK, ndërsa më pas janë dërguar në repartin e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm.
Si i dyshuar për rastin është arrestuar në vendngjarje Bali Krasniqi.
Në lokacion, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, si dhe një gëzhojë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për sqarimin e plotë të rrethanave.
Për shkak të gjendjes së personave të pranishëm, të cilët dyshohet se ishin nën ndikim të alkoolit, deri tani është intervistuar vetëm një dëshmitar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë hetimore, forenzika rajonale dhe prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, i cili e ka cilësuar rastin si “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Hetimet janë në zhvillim.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu: PDK, LDK, AAK, Lista Serbe s’janë të pranishëm, po presim nëse po kthehen
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi
Aktuale
Deputetët e shumicës parlamentare hyjnë në sallë
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hyrë
Aktuale
Më pak se dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Kosovës i kanë mbetur më pakë