Të paktën 15 persona u vranë dhe 34 u plagosën kur dy shpërthime ndodhën në spitalin më të madh ushtarak të Afganistanit në Kabul, tha të martën një zyrtar taleban i sigurisë
Shpërthimet ndodhën në hyrje të spitalit me 400 shtretër Sardar Mohammad Daud Khan në qendër të Kabulit dhe forcat e sigurisë ishin dërguar në zonë, tha zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Qari Saeed Khosty.
Nuk kishte asnjë konfirmim për numrin e viktimave, por një zyrtar taleban i sigurisë duke folur në kushte anonimiteti, tha se kishte të paktën 15 të vdekur dhe 34 të plagosur, raporton Reuters.
Grupi italian i ndihmës Emergjenca, i cili drejton një spital të traumës rreth 3 kilometra larg vendit të shpërthimit, tha se nëntë të plagosur ishin sjellë deri më tani, percjell Botapress.info