Një çift në SHBA ka gëzuar një martesë prej 60 vitesh dhe për të qëndruar gjithë këtë kohë bashkë me sa duke u ka mjaftuar vetëm ndershmëria ndaj njëri-tjetrit, përpos dashurisë sigurisht.Pra, burri dhe gruaja ishin shumë të hapur dhe ndanin gjithçka pa mbajtur sekrete nga njëri-tjetri.
Pothuajse gjithçka… Sepse gruaja mbante në dollap një kuti këpucësh të fshehur për të cilën e kishte urdhëruar burrin të mos e hapte as të mos e kërkonte kurrë.
Dhe burri i saj nuk mendoi për kutinë përgjatë 60 viteve, deri ditën e javës së shkuar kur gruaja e tij u bë keq nga shëndeti dhe mjekët i thanë se ajo nuk do të jetonte edhe për shumë gjatë.
Ndërkohë që po merrej me punët e shtëpisë, burri mori kutinë e këpucëve në dollapin ku e kishte fshehur gruaja dhe ajo më në fund i tha se ishte koha e duhur ta hapte për të parë se çfarë kishte brenda.Burri nuk po u besonte syve kur pa që në në kuti ishin plot 90.000 dollarë dhe dy kukulla me një shtizë.
Kur u martuam, gjyshja më tha se sekreti i një martese të lumtur nuk është zënka apo argumentet pafund. Ajo gjithashtu më tha që sa herë të jem e mërzitur me ty të ulem dhe të thur një kukull”, shpjegoi gruaja për burrin e saj.Burri u habit sepse kjo do të thoshte se gruaja ishte mërzitur vetëm 2 herë me të gjatë 60 viteve, në kuti kishte vetëm dy kukulla të thurura.
E dashur, këtu ka vetëm dy kukulla, çfarë do të thotë kjo? Po të gjitha këto para nga erdhën?!”, pyeti ai i habitur.Dhe gruaja në frymën e fundit iu përgjigj: “Oh, këto janë paratë që fitova duke shitur kukullat e tjera”.Duket si përrallë, por në fakt edhe jeta vetë është një përrallë që të kalon papritur para syve.E atëherë kur duket se gjithçka po shkon për mrekulli, ndoshta dikush thjesht ka vendosur të heshtë për të mirën e përbashkët, ky është sekreti me sa duket./Botapress.info/