Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu dhe fjolla të lehta bore.
Temperaturat po ashtu pritet të bien nën zero gradë Celsius, me minimalen minus 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.
Policia e Kosovës: Situata në Veri është e brishtë, Jarinja dhe Bërnjaku edhe sot të mbyllura
Ndërkohë, të martën do të ketë po ashtu mot të vranët dhe me intervale me diell, ku temperatura pritet të bie deri në minus 3 gradë Celsius.
Të mërkurën sërish do të ketë ulje të temperaturave, me minimalen minus 6 gradë Celsius.
Nga e enjtja parashihet të ketë rritje të temperaturave dhe reshje shiu. Minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
Dita e premte parashihet të shënoj vlerat më të larta të temperaturave maksimale gjatë javës. Minimalet ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius./Botapress.info/