Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën ku do të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës, shkruan Gazeta Botapress.
Përmes një komunikate për media Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur rendin e ditës për Kryesinë e Kuvendit. Këtu keni komunikatën e plotë:
“Rendi i ditës
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së
Kuvendit,
II. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:
1.Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2.Pyetjet parlamentare,
3.Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4.Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-106 për ratifikimin e Marrëveshjes për ndihmë të
ndërsjellë juridike në çështjet civile në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës
dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,
5.Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-118 për ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e
Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit,
6.Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-119 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet
Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekstin e
Aderimit në Bashkimin Evropian,
7.Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
8.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-005 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,
9.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e
Sigurisë së Kosovës,
10.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-111 për Arkivat Shtetërore,
11.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për
Akreditim,
12.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit
nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me
Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për
zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me
Ligjin nr. 03/L-256,
13.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-114 për Regjistrimin e popullsisë,
ekonomive familjare dhe banesave,
14.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-103 për sistemin e menaxhimit të
performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë,
15.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit
nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,
16.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit
nr. 04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit,
17.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-074 për Turizmin,
18.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-075 për markat tregtare,
19.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-076 për Mbrojtjen e sekreteve tregtare,
20.20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin prejardhjen dhe
kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,
21.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për verifikimin
dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme,
22.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit
nr. 02/L-026 për tokën bujqësore,
23.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit
nr. 04/L-197 për kimikate,
24.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim,
25.Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.
05/L-025 për
Shëndetin Mendor.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave”, thuhet në komunikatën e tyre. /Botapress.info/