Botapress, 29 Dhjetor_ Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, njëherit nënkryetar i kësaj Gjykate, Mentor Bajraktari është emri më i përfolur këto dy ditë në Kosovë, fatkeqësisht jo për të mirë. Gjyqtari Bajraktari dje mori vendim për ndryshimin e masës së arrestit për policin serb Dejan Pantiq, në masën arrest shtepiak, shkruan Botapress.
Ky vendim u bë shkas që prej kryeministrit Albin Kurti, pastaj ministres së Drejtësisë Albulen Haxhiu, ministres së Jashtme Donika Gërvalla – Shwarc dhe duke vazhduar me “korin e piskamave” të deputetëve dhe të aktivistëve të Vetëvendosjes, të shfryjnë me fjalor më banal ndaj këtij gjyqtari.
Kryeministri Albin Kurti u interesua të dijë “se kush është ky gjyqtar” ndërsa të tjerët hedhën “gurë e dru” mbi gjyqtarin Bajraktari.
Por është dikush që e merr në mbrojtje gjyqtarin Mentor Bajraktari. Madje e shpreh haptas qëndrimin e tij dhe i thotë: Mentor Bajraktari Faliminderit shum qe na nxjerre prej kti kaosi !
(1) Shqiprim Lika | Facebook, një ish-luftëtar i UÇK-së dhe ish-pjestar i TMK-së në një postim të tij në Facebook i ka shkruar këto fjalë për gjyqtarin Mentor Bajraktari:
Nja dy fjal per gjygjtarin Mentor Bajraktari
Mentor Bajraktari Faliminderit shum qe na nxjerre prej kti kaosi !
Mentor Bajraktari nje profesionist!
Nje djal i nje famile qe i dha kosoves shum
Mentori per juve qe se njifni esht familjar ishum luftetarve të UÇK-se.
Miku i cmuar vetem suksese!
Per ne qe dim se nga vjen ,ti njofim dhe idealet tuaja!
Biografia e gjyqtarin Mentor Bajraktari
Për më shumë biografia e nënkryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mentor Bajraktarit, gjyqtar në rastin e policit serb Pantiq
Biografia e gjyqatarit Mentor Bajraktari
Mentor Bajraktari është gjyqtar në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Bajraktari ka diplomuar në vitin 2007 në Universitetin Shtetëror të Tetovës-Fakultetin Juridik në Republikën e Maqedonisë. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2013. Ndërsa në vitin 2015 ka përfunduar me sukses Trajnimin Fillestar, Provimin Përgatitor dhe Përfundimtar për Gjyqtar pranë Institutit Gjyqësor të Kosovës në Prishtinë. Në vitin 2008/09 ka mbajtur një praktikë në Komunën e Prizrenit. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në Gjykatën e Qarkut në Prizren gjatë vitit 2009/10. Në vitin 2010/11 ka punuar në Institucionin Mikrofinanciar “Finca-Kosovë” si nëpunës i kredive në vonesë. Prej vitit 2011, ka filluar punojë në Gjykatën Komunale në Prizren, si Referent, ndërsa gjatë viteve 2013-2015 ka vazhduar të punojë në Gjykatën Themelore në Prizren si Bashkëpunëtor Profesional. Në vitin 2015, është emëruar Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ndërsa nga nëntori i vitit 2019 është avancuar si gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda ku ka punuar deri në dhjetor të vitit 2020. Në muajin dhjetor të vitit 2020 është caktuar gjyqtarë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën ende e mban.