Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot nga Policia e Kosovës për një incident që raportohet të ketë ndodhur pas orës 02:30 në një lokal në Ranillug.
IPK bën të ditur se bazuar në hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ndodhur një rrahje në mes të dy personave, një qytetar dhe një zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.
Që të dy të përfshirët në këtë incident janë arrestuar dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.
“Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj dy të dyshuarve është parashtruar kallëzim penal nga IPK-ja. Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij”, thekson komunikata.
Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.



Të tjera
Shëndetësi
Si të çlironi radiatorët nga ajri për një ngrohje më efikase në shtëpi?
Kur fillon moti i ftohtë, mbajtja
Aktuale
Hasani: Mbajtja e seancës për Qeverinë është jokushtetuese
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani,
Aktuale
LDK reagon për incidentin e Zemajt me qytetarin
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar