Këngëtarja Bafte Shala, ka treguar cila është lidhja e saj me këngëtaren Dorentina Shala, e njohur si Tayna
E ftuar në emisionin #Gjesi ajo ka treguar se Taynën e ka vajzë të xhaxhait.
“Dorentinën e kom familjare, e kom vajzë të axhës. Kom raport të pastër familjar me to, mirëpo mbështetje nuk kom pas. Jom një tip që gjithçka kom qejf me e arrit me forcat e mia. Normal, këshillat janë të nevojshme për çdo njeri”, ka deklaruar ajo.
E pyetur nëse ka marrë ndonjë këshillë nga Tayna sa i përket industrisë së muzikës, Shala është përgjigjur se kjo nuk ka ndodhur.
“Jo, ajo jo, por nga kolegë të ndryshëm po”, ka deklaruar ajo.
LEXO EDHE KETE