Lajmi i mirë për Barcelonën të dielën nuk ishte vetëm fitorja 5-1 ndaj Sevillas që i mban tre pikët në krye të tabelës, por edhe rikthimi i Gavi në aksion me një fanellë blaugrana pas 348 ditësh jashtë.
Mesfushori pësoi një dëmtim të rëndë të gjurit për Spanjën më 19 nëntor të vitit të kaluar dhe paraqitja e tij e fundit për Barçën para të dielës ishte në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk më 7 nëntor.
Megjithatë pas një pune të madhe të lojtarit, ai është rikthyer dhe në minutën e 83-të të ndeshjes u inkuadrua në lojë.
Momenti i shumëpritur erdhi në minutën e 83-të në Estadi Olimpic Lluis Companys, kur numri rekord i këtij edicioni i tifozëve prej 47,848 panë Gavin tu futej në vend të Pedrit.
Duartrokitjet ishin shumë të forta për liderin e mesfushës së Barçës i cili u rikthye në mënyrë spektakolare duke marrë edhe shiritin e kapitenit.
“Culers, faleminderit shumë për mbështetjen tuaj sot. E vërteta është se jam shumë i lumtur dhe i kënaqur, gjithashtu për fitoren. Tani, le të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme. Ju dua shumë,” tha Gavi , në një video të publikuar në profilet zyrtare të Barçës në rrjetet sociale.



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is