Nico Paz shënoi golin e vetëm të Real Madridit në miqësoren ndaj Barcelonës në Amerikë të cilën e humbën me rezultat 2-1.
Ai u fut në lojë nga banka rezervë, duke zëvendësuar Endrick në minutën e 67-të, ndërsa e gjeti rrjetën vetëm 15 minuta më vonë.
Ani pse adoleshenti kishte shanset e tij me ekipin e parë sezonin e kaluar, duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve, ai nuk arriti ta fitojë një vend në formacion për shkak të konkurrencës së ashpër.
Tani, Marca ka raportuar se lojtari po e konsideron mundësinë që t’i jap fund aventurës tek gjiganti madrilen, duke shpresuar se paraqitjet e tij në parasezon mund t’i sjellin disa oferta të mira.

Kualitetet e Paz asnjëherë nuk kanë qenë në dyshim dhe nuk është një befasi që ai është njëri nga pak yjet e Real Madrid Castillës që ka marr ftesën nga ekipi i parë.
Konkurrenca në mesfushën e Real Madridit sidoqoftë, ka bërë që të bëhen disa ndryshime në përbërjen startuese, duke mos i lënë vend talentit spanjoll.
Transferimi i Kylian Mbappes mund të bëjë që Real Madridi të luajë me skemën 4-3-3 ose 4-4-2, duke reduktuar një vend në mesfushë.
Emra si Tchouameni, Camavinga, Modric, Bellingham, Guler, Valverde dhe Ceballos do të luftojnë për një vend në formacion, andaj Nico nuk ka të ardhme në klubin mbretëror.



Të tjera
Aktuale
Votat me postë – KQZ njofton se deri më tani janë aprovuar afër 60 mijë pako
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë
Lajme
MINTI publikon çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe
Aktuale
Selimi: SHBA kanë dhënë mesazh të qartë se Kosova s’është në rrugë të duhur
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit