Një grua ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga shoferi i taksisë me të cilën ishte duke udhëtuar.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e 2 janarit.
Viktima ka deklaruar se nuk e di saktë lokacionin se ku ka ndodhur rasti dhe nuk e njeh të dyshuarin.
“Gllogoc, 02.01.2022 – 13:00. Ankuesja femër kosovare me 04.01.2022, ka raportuar se, me datën e cekur një person i dyshuar – shofer taksie, derisa ishte duke udhëtuar në veturën e tij, e ka ngacmuar seksualisht. Viktima, deklaron se nuk e din saktë lokacionin se ku ka ndodhur dhe nuk e njeh të dyshuarin, po ashtu tek e njëjta vërehet se ka pengesa të zhvillimit mendor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar policia.