Presidentja Vjosa Osmani është pritur në takim nga Zëvendëssekretar i Shtetit, Christopher Landau, në Washington D.C.
Për këtë takim ka folur edhe zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, e cila tha se Osmani e Landau kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve, raporton Gazeta Express.
“Zëvendëssekretari i Shtetit Christopher Landau u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu. Ata diskutuan fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen dhe shprehën besimin se prosperiteti dhe bashkëpunimi ekonomik do të ndihmojnë Ballkanin Perëndimor të lëvizë nga përçarjet e së kaluarës dhe do të promovojnë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, tha ajo.
Pak më herët, Osmani në një postim në Facebook ka falënderuar Landaun “për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur”.
“Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump. Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në