Takimi me Sorensen, Kurti: Kosova e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Albin Kurti, kryeministër i vendit, ka shkruar për takimin e djeshëm që ka pasur me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Në postimin e tij të bërë në rrjetin social ‘’X’’, Kurti ka thënë se në takim kanë diskutuar për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja

Ai ka shkruar edhe se, Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes së ndërsjellë.

‘‘Dje mirëprita Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes së ndërsjellë’’, ka shkruar Kurti. /Express

Të tjera

Uncategorized

Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino

In questo articolo esploreremo i metodi

Lajme

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen