Botapress 16 Qershor – Ish emisari Special i SHBA’ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas takimit të djeshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vucic.
Grenell ka kritikuar qasjen e presidentit të ri amerikan, Joe Biden, në lidhje me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ka publikuar një shkrim autorial me titullin: ‘’Biden shpërfill Kosovën dhe Serbinë.’’Në këtë shkrim ai aludonte edhe në takimin e djeshëm mes Kurtit e Vucic, që u zhvillua për herë të parë.
Presidenti amerikan Joe Biden, dje rastisi të jetë në Bruksel të njëjtën kohë kur mbahej takimi mes Kurtit e Vucic.
Kurti mori një sërë kritikash për paraqitjen e tij në Bruksel, derisa kishte edhe nga ata që thanë se kjo dëmtoi diplomacinë e shtetit kosovar.