Shefi i grupit parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Vetëvendosjen lidhur me kërkesën për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, duke thënë se duhet informacione paraprake.
Tahiri ka deklaruar se ‘’kjo le të jetë hera e fundit’’ që, VV’ja i dërgon në kuvend marrëveshjet ndërkombëtare në këtë formë, përcjell Gazeta Express.
‘’Ne normal që i mbështesim miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, mirëpo, është plotësisht e palogjikshme, që për marrëveshjet ndërkombëtare që do të duhej të ketë kohë, të ketë lexim , të vijnë në këtë formë dhe në këtë masë. Kjo le të jetë hera e fundit që na sillni marrëveshjet ndërkombëtare, na si AAK jemi zotu që i votojmë ato, por më nuk do të pranojmë asnjë kërkesë nëqoftëse paraprakisht nuk e kemi një informacion prej shefes së grupit të VV’së. Se nuk bëhet nami me çu ni mesazh a me pru deri të zyra një kërkesë, me thanë ky është qëndrimi jonë’’, ka deklaruar Tahiri



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në