Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se nuk duan zgjedhje.
Grabitje e armatosur, një person vodhi mbi 700 euro nga pompa e derivateve në një fshat të Klinës
Në seancën e sotme të Kuvendit, Tahiri tha se duan që Qeveria ta zgjidhë problemin në veri të vendit.
“Si opozitë, nuk kërkojmë zgjedhje. Si opozitë, kërkojmë zgjidhje të problemit të cilin e keni shkaktuar tash e disa ditë në veri të Kosovës”, tha Tahiri.
“Pra, si opozitë, nuk do të tolerojmë në asnjë rrethanë, në asnjë moment, të tërhiqeni nga ushtrimi i sovranitetit të Republikës së Kosovës edhe në atë pjesë të vendit ton”, shtoi ai.