Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, i ka dhënë mbështetje protestës se sotme, e cila do të mbahet për të kundërshtuar skandalet e fundit të Qeverisë Kurti.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kryeministri Albin Kurti në koordinim me Milan Radojiçiqin.
Afera “Zdravo”: Protesta kundër skandaleve të Qeverisë po merr përkrahje të fuqishme
“Mbeshtese plotesisht protesten sot kunder Qeverise! Kurti me Radojcicin perjashtuan veteranet e UCK-se nga ligji per pagen minimale- fatkeqesi kombetare!”, ka shkruar Tahiri.
Iniciative e një grupi të qytetarëve për të protestuar sot kundër aferës “Zdravo” të Qeverisë së Kosovës po merr mbështetej të fuqishme. Brenda një periudhe të shkurtër kohore ftesa për protestë është shpërndarë nëpër rrjete sociale nga shumë politikanë, analistë, gazetarë dhe njerëz me ndikim në shoqëri.
Deri me tani ajo është përkrahur edhe shumica e partive opozitare dhe kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.
Në kundërshtimin të veprimeve të fundit të Qeverisë, një grup i qytetarëve ka thirrur protestë për të shtunën në Prishtinë, duke i treguar arsyet e protestës.
Në një njoftim, i cili është shpërndarë me të madhe në rrjete sociale, thuhet se kjo protestë është kundër koordinimit të Qeverisë me Milan Radojçiqin, të dyshuarin për krime të ndryshme në Kosovë.