Botapress 21 Qershor – Ish kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka përmendur disa pika që, sipas saj, i kanë munguar platformës së kryeministrit Kurti në Bruksel.
Ajo ka përmendur si kërkesë kryesore njohjen reciproke në kufijtë aktual, ndërsa si pikë të dytë ka përmendur reparacionet e luftës.
“SUKCESIONI – Kosoves i takon një e teta e pasurisë së Ish Jugosllavise, ku ka qene njëra nga 8 njesite federale”, ka shkruar ndër të tjera ajo, transmeton “Indeksonline”.
Postimi i plotë i Edita Tahirit:
Pikat qe i munguan plaftformes se Kurtit ne Bruksel jane:
- NJOHJA RECIPROKE NE KUFIJTE AKTUAL – si kerkese kryesore dhe e vetmja arsye e dialogut final
- REPARACIONET E LUFTES – qe perfshine jo vetem ceshtjen e te pagjetureve por gjithe vargun e demshperblimeve te luftes dhe gjenicidit, vrasjen e terrorizimin e dhjetra mijera shqiptareve, dhunimin e 20000 grave, nje milion te debuar, pensionet, depozitat bankare etj
- SUKCESIONI – Kosoves i takon nje e teta e pasurise se ish Jugosllavise, ku ka qene njera nga 8 njesite federale.
Ne te gjitha intervistat keto dite kam theksuar se mungesa e ketyre pikave ka bere qe platforma e qeverise ishte e dobet. Duke qene se kam pasur shume pyetje nga qyetaret permes messengjerit, vendosa tju pergjigjem edhe me shkrim.